Fier, nuk ka vende në azil, Hasimaj: Godina e amortizuar, s`ka fonde

2015-08-22 1

Fier - Mungesa e kapaciteteve në "Shtëpinë e të moshuarve" në Fier, vijon të jetë një problem shqetësues në një kohë kur kërkesat për t'u strehuar në këtë rezidencë janë të larta.
Daniela Hasimaj, drejtoreshë e këtij institucioni, tha se rreth 10 të moshuarve nuk u është gjetur ende një vend strehimi, pasi nuk ka vende në rezidencën e të moshuarve.

Problemi për Hasimajn qëndron dhe në amortizimin total të godinës, që ka reduktuar mundësinë e akomodimit, duke qenë se nuk ka patur fonde për rikonstruksion.

Drejtoresha e "Shtëpisë së të moshuarve" në Fier, Hasimaj, pohon ekzistencën e projekteve të ndryshme për shtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve, por momentalisht nuk ka asgjë konkrete.

Për 60 të moshuarit rezidentë dhe shumë të tjerë që presin të kalojnë pjesën e mbetur në këtë ndërtesë, pritja është e vetmja zgjidhje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/